Ukraina dhe ekonomia, ndër prioritetet e presidencës çeke të BE-së
Ukraina do të jetë në qendër të agjendës së presidencës çeke të BE-së. Praga merr drejtimin e radhës të Unionit nga Franca më 1 korrik, në një kohë kur lufta hyn në muajin e katërt të saj.
Prioriteti kryesor do të jetë lehtësimi i efekteve të krizës së refugjatëve të shkaktuar nga konflikti dhe gjithashtu ndihma për rindërtimin e Ukrainës.
Qeveria çeke ka deklaruar gjithashtu se liderët e saj po organizojnë një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.
“Evropa dhe e gjithë bota po përjetojnë ndryshime thelbësore. Pushtimi rus i Ukrainës ka lëkundur kolonat e sigurisë, ai ka ekspozuar dobësitë e arkitekturës së sigurisë evropiane, e cila duhet të trajtohet me një qasje të re dhe aktive, jo vetëm si një vëzhgues që varet nga të tjerët”, tha kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala.
Një tjetër prioritet i presidencës do të jetë shkëputja e vartësisë energjetike të Evropës nga Rusia. Në qershor, BE u përpoq t’i vendoste embargo naftës ruse dhe nëse do të vijojë me ndalimin e importeve të gazit, kjo varet kryesisht nga hapat e ardhshëm të Moskës dhe nga qëndrimi i vendeve të mëdha të bllokut.
“Nëse lufta vazhdon dhe Rusia sulmon territorin Ukrainas më shumë nga sa ka bërë deri tani, atëherë natyrshëm do të lindë nevoja për sanksione të tjera. Nëse këto sanksione do të përfshijnë ndërprerjen e furnizimeve me gaz, kjo është një pyetje e madhe. Kjo nuk varet tërësisht nga Republika Çeke. Ka vende të tjera evropiane, vende të mëdha, që varen shumë nga gazi rus. Ndaj ajo që mund të bëjë Çekia është të udhëheqë nismën”, u shpreh analisti politik, Jiří Pehe.
Ndër të tjera, Praga zyrtare thotë se do t’i pëlqente të forconte qëndrueshmërinë ekonomike evropiane dhe të ndihmonte në forcimin e themeleve demokratike të BE-së, me kontrollin e financimit të partive dhe promovimin e lirisë së medias.
LEXONI GJITHASHTU
Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë