Ukraina planifikon blerjen e 20 avionëve luftarakë “Gripen E” nga Suedia

28 Maj 2026 | 07:16

Ukraina planifikon të blejë deri në 20 avionë luftarakë “Gripen” të modelit më të fundit, ndërsa Suedia do të dhurojë 16 avionë më të vjetër për të forcuar mbrojtjen ajrore të Kievit, thanë të dy vendet të enjten gjatë një vizite surprizë të presidentit ukrainas.

Ukraina synon të përdorë rreth 2.5 miliardë euro nga një kredi e Bashkimit Europian për blerjen e avionëve të rinj, bëri të ditur qeveria suedeze në një deklaratë.

Për avionët e modelit më të fundit Saab JAS 39 “Gripen E”, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se synimi është arritja shpejt e një marrëveshjeje përfundimtare, me dërgesa që pritet të nisin nga viti 2030.

“Ky është një vendim historik për Suedinë, por gjithashtu forcon ndjeshëm mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, deklaroi Kristersson në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një bazë ajrore pranë Stokholmit.

16 avionët e dhuruar pritet të dorëzohen në fillim të vitit 2027. Po ashtu, të dy vendet kishin nënshkruar më herët një letër qëllimi për blerjen nga Ukraina të 100 deri në 150 avionëve “Gripen E”.

Zelensky tha se Ukraina shpreson të sigurojë financimin për të gjithë flotën e planifikuar, duke theksuar nevojën për forcim afatgjatë të mbrojtjes ajrore përballë luftës me Rusinë.

Në vitin 2024, Suedia kishte pezulluar planet për dërgimin e “Gripenëve” në Ukrainë, pasi partnerët perëndimorë i dhanë prioritet avionëve amerikanë F-16.

Njoftimi i së enjtes u përfshi në paketën e 22-të të ndihmës ushtarake suedeze për Ukrainën, me një vlerë prej 25.2 miliardë korona, ndërsa ndihma totale suedeze që nga fillimi i luftës ka kaluar 11 miliardë euro.

Ndërkohë, Zelensky tha se Ukraina po pret përgjigje nga Shtetet e Bashkuara për kërkesën për më shumë raketa Patriot dhe mundësi prodhimi të tyre, duke theksuar nevojën urgjente për mbrojtje ajrore përpara dimrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026