Ulet prodhimi i mjaltit në Gjirokastër, bletërritësit kërkojnë mbështetje nga shteti

24 Tetor 2024 | 16:43

Prodhimi i mjaltit nga kosheret e bletëve këtë vit në Gjirokastër ka regjistruar rënie krahasuar me vitet paraardhëse.

Ndryshimi i kushteve klimaterike si dhe vështirësitë financiare kanë bërë që bletërritësit e kësaj zone të prodhojnë më pak mjaltë.

“Afër fundit të muajit maj ranë 2-3 shira me baltë të cilat bllokuan lulet që ishin në lulëzim në atë kohë dhe e penguan bletën që ajo të merrte akoma më sasi duke bërë që ajo të konsumonte dhe atë sasi nektari që ajo kishte mbledhur gjë e cila çoi në humbjen e prodhimit diku tek 1/3 e prodhimit që ne prisnim të merrnim në bazë të prurjeve që kishte bleta dhe natyra deri në mes të muajit maj”, thotë Erald Dhima, bletërritës.

Aktualisht bletërritësit në zonën e Gjirokastrës përballen me vështirësi. Megjithëse i vlerësuar për cilësinë e mjaltit sërish ulja e prodhimit e bën të vështirë mbijetesën e këtij sektori.

“Humbja e 1/3 së prodhimit normalisht sjell humbje ekonomike për arsye sepse bleta si të japi prodhim si mos të japi kujdesin ajo e do dhe ushqimin për rezerva dimërore, trajtimet mjekësore ajo i do, pra gjithmonë duhet të shpenzosh pavarësisht se merr apo nuk merr prodhim nga bleta” , thotë Dhima.

Bletërritësit apelojnë për mbështetje nga shteti nëpërmjet rritjes së vlerës së subvencioneve dhe zbatimit të politikave për nxitjen e sektorit të bletarisë.

“Shteti për mendimin tim duhet të shtojë vlerën e subvencionit që jep për bletërritësit pasi aktualisht është 1 mijë lekë për çdo koshere bletë, duhet të shtohet bazuar edhe në vendet e rajonit, duhet të shtohen masat ndihmuese nga ana e ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve të tjera për të ndihmuar bletarët që ndodhen në vështirësi ekonomike”, shprehet bletërritësi.

Bletaria është një prej sektorëve tradicionalë i preferuar nga fermerët në zonën e Gjirokastrës duke sjellë edhe të ardhura ekonomike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026