Universiteti i Oxfordit zbulon vaksinën 70% efektive kundër coronavirusit
Vaksina kandidate e universitetit të Oxfordit për coronavirusin është 70.4% efektive, sipas rezultateve të fundit të fazës së tretë.
Sipas Oxfordit, efikasiteti i vaksinës varet nga regjimi i dozës. Vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca bëhët 90% efektive në rast se ndahet në dy gjysmë doza, dhe më pas në një dozë të plotë, dhe është 62% efektive nëse ndahet vetëm në dy doza të plota.
Në deklaratën e studiuesve thuhej se asnjë person nuk kishte pësuar efekte anësore nga vaksina.
“Këto të dhëna tregojnë se kemi një vaksinë efektimë, e cila mund të shpëtojë shumë jetë. Kemi zbuluar gjithashtu se një nga regjimet e dozave mund ta çojë efektivitetin deri në 90%”, tha profesori Andreë Pollar nga Oxford.
Javën e kaluar, skuadra e Oxford tha se rezultatet e fazës së dytë tregojnë se vaksina është e sigurt dhe shkakton një përgjigje të imunitetit.
Ky lajm vjen pasi kompanitë Pfizr dhe Moderna zbuluan se vaksinat e tyre ishin 95% efektive.
Interesant është fakti se vaksina e Oxford-it mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit, që do të thotë se mund të shpërndahet në çdo cep të botës, ndryshe nga vaksinat Pfizer, BioNTech dhe Moderna, të cilat duhet të ruhen në temperatura shumë më të ftohta.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta