USB-ja i nxori zbuluar sekretet, mësuesi francez akuzohet për dhjetëra abuzime të të miturve në disa shtete

10 Shkurt 2026 | 16:03

Drejtësia franceze po kërkon dëshmitarë të tjerë lidhur me rastin e një mësuesi 79-vjeçar i cili akuzohet për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj të miturve. Ai u burgos në vitin 2024 dhe dyshohet për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj 89 të miturve në Francë dhe vende të tjera midis viteve 1967 dhe 2022.

Krimet u kryen në Gjermani, Zvicër, Marok, Niger, Algjeri, Filipine, Indi dhe Kolumbi. Numri i viktimave vërtetohet bazuar në të dhënat e ruajtura nga 79-vjeçari në një USB dhe që lidhen me marrëdhënie seksuale me të mitur të moshës 13 deri në 17 vjeç.

USB-ja që përmbante shkrimet e vetë 79-vjeçarit u zbulua nga nipi i tij, i cili kishte pyetje në lidhje me jetën personale dhe seksuale të xhaxhait të ti.

Gjatë hetimit, burri rrëfeu gjithashtu vrasjen e nënës dhe tezes së tij. Në “kujtimet” e tij ai shkruan se “i vrau qëllimisht ato.

Konkretisht, ai rrëfeu se e kishte mbytur nënën e tij të sëmurë me një jastëk në vitet 1970 dhe më pas tezen e tij 92-vjeçare në vitet 1990.

79-vjeçari rrëfeu dy vrasjet, duke thënë se do të donte që t’i bëhej e njëjta gjë nëse do të ishte në këtë situatë në fund të jetës së tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026