Ushtria europiane e nevojshme për krizat, thotë Borrell

3 Shtator 2021 | 08:42

Tërheqja kaotike e Perëndimit nga Afganistani ka gjasa të kthehet në një stimul për përpjekjet e Bashkimit Europian për të ngritur një ushtri të përbashkët.

Kështu ka deklaruar kryediplomati i Unionit, Josep Borrell, i cili ka theksuar se një forcë reagimi duhet të jetë pjesë e këtij projekti.

Thirrjet brenda BE-së, që blloku të mund të ndërhyjë ushtarakisht në një krizë pa u mbështetur tek trupat amerikane sa vijnë e po shtohen.

“Ndonjëherë ndodh diçka që vë në lëvizje historinë, që krijon një moment. Mendoj se ngjarjet e kësaj vere në Afganistan janë të tilla. Shpresoj që BE t’i kushtojë më shumë vëmendje kësaj çështjeje dhe të angazhohet në vendimmarrje konkrete,” – u shpreh Borrell.

Sipas Borrell, forca evropiane e ndërhyrjes së shpejtë duhet të përbëhet nga 5 mijë trupa, që të zëvendësojë një tjetër strukturë ushtarake të ngritur në 2007-n, por që nuk është vënë kurrë në përdorim.

Çështja ka qenë objekt debati i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, në samitin informal të së enjtes në Slloveni, që do të zgjasë edhe të premten.

Të pranishmit kanë rënë dakord sa i përket rëndësisë së autonomisë ushtarake të Unionit nga Uashingtoni, por nuk kanë gjetur konsensus për trupat në terren.

Sa i takon marrëdhënieve me talebanët, shefi i diplomacisë evropiane ka shtuar se BE do të angazhohet në dialog, por në bazë të disa kushteve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026