Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaza (VIDEO)

18 Maj 2026 | 10:39

Ushtria izraelite të hënën ka filluar sulmin ndaj flotës humanitare Global Sumud që shkoj për në Gaza në ujërat ndërkombëtare.

Transmetimet e drejtpërdrejta nga flotilja treguan forcat detare izraelite duke hipur në anije njëra pas tjetrës.

E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se ushtarët izraelitë u filmuan pranë njërës prej anijeve që po shkonte drejt Rripit të Gazës.

Gazeta raportoi më vonë se ushtria izraelite ndaloi aktivistët në bordin e anijeve dhe po i transferonte ata në një anije të marinës të përshkruar si një “burg lundrues” përpara se t’i transportonte në portin e Ashdodit.

Ndërkohë, Flotilla Globale Sumud tha në një deklaratë se anijet ushtarake po i afroheshin flotës.

“Jemi në gatishmëri të lartë ndërsa vazhdojmë drejt Gazës. Refuzojmë të na frikësojnë”, thuhet në deklaratë.

Flotilja, e përbërë nga 54 anije, u nis të enjten nga distrikti turk mesdhetar i Marmarisit në një përpjekje të re për të thyer bllokadën izraelite të Gazës, e cila ka qenë në fuqi që nga vera e vitit 2007.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rumania shkatërron dy dronë “Gerbera” që lëvizën pranë një projekti të madh gazi në Detin e Zi

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Radu Miruta njoftoi se zhytësit e ushtrisë rumune shkatërruan dy dronë të tipit Gerbera që lëviznin në Detin e Zi...
20:58 | 11/08/2026

Venezuela vendos shërbime konsullore me Izraelin pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare

Qeveria e Venezuelës njoftoi këtë të martë se ka rënë dakord me Izraelin për të krijuar një mekanizëm koordinimi për të mundësuar shërbimet konsullore, një...
20:18 | 11/08/2026

Sulmi rus vret 7 persona në uzinën e çelikut në Ukrainë, Kievi: Moska përdori raketa të Koresë së Veriut

Shtatë punëtorë u vranë në një fabrikë çeliku ukrainase të martën gjatë një sulmi rus në qytetin juglindor të Zaporizhzhisë, në të cilin presidenti ukrainas...
19:43 | 11/08/2026