Vajza e ish-presidentit iranian dënohet me 5 vjet burgim

10 Janar 2023 | 20:32

Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit iranian, Akbar Hasemi Rafsanjani, është dënuar me pesë vjet burgim nga një gjykatë në Teheran. Ajo gjithashtu përballet me akuza të tjera për aktivizmin e saj dhe komentet që kritikojnë autoritetet iraniane për shtypjen brutale të protestave, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Aminit.

Avokati i saj, Neda Shams, tha se “vendimi nuk është përfundimtar”, po nuk dha detaje se për çka u dënua Hashemi, e as për akuzat e reja.

Rafsanjani, një ish-ligjvënëse dhe avokate e të drejtave të grave, u arrestua në shtator nga forcat e sigurisë në Teheranin lindor për “nxitje të trazirave”.

Kështu raportoi agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026