Vaksina e COVID-19, shtetet europiane nënshkruajnë marrëveshje me gjigandin farmaceutik
Katër shtete të BE-së kanë nënshkruar një marrëveshje me AstraZeneca, një ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike, për furnizimin e të paktën 300 milionë vaksinave kundër COVID-19, e cila po testohet aktualisht në Universitetin e Oksfordit.
Lajmi u bë i ditur të dielën nga Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë.
Marrëveshja e nënshkruar nga firma anglo-suedeze dhe Aleancës Europiane Gjithëpërfshirëse të Vaksinimit do bëjnë të mundur qasjen ndaj vaksinës për cilindo shtet europian që dëshiron të marrë pjesë në këtë iniciativë.
Kostot pritet të mbulohen nga financimet e qeverisë.
“Kjo marrëveshje siguron qasjen e miliona europianëve ndaj vaksinës së Universitetit të Oksfordit, pas miratimit të saj”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë, Pascal Soriot.
AstraZeneca ka nënshkruar së fundmi disa marrëveshje të ngjashme me Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
Testimi i vaksinës kundër COVID-19 nisi në Mbretërinë e Bashkuar në prill, ku kanë marrë pjesë me mbi 1 mijë vullnetarë nga mosha 18 deri në 55 vjeç.
Lexoni gjithashtu
Nisin aleancat mes shteteve për krijimin e vaksinës, hapja e turizmit rrezik i llogaritur
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta