Vaksina për të gjithë amerikanët, Joe Biden: 4 Korriku na gjen të çliruar nga COVID

12 Mars 2021 | 12:43

Një vit pasi SHBA, sikundër e gjithë bota, u pushtuan nga COVID-19,  Presidenti Joe Biden në fjalimin e tij të parë televiziv përkujtoi viktimat, por duke dhënë edhe shpresë me planet e reja.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se deri në 1 maj të gjithë qytetarët e rritur do të kenë akses në vaksina dhe 4 korriku pritet të festohet si dita e çlirimit nga virusi. Ai u ofroi amerikanëve shpresë,  por duke kërkuar edhe ndihmën e tyre.

Duke folur në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, Biden bëri me dije masat për të shpejtuar vaksinimet, duke përfshirë rritjen e personave te kualifikuar në proces, vendosjen e 4,000 trupave shtesë në detyrë për të mbështetur përpjekjet e vaksinimit dhe duke lejuar më shumë njerëz të tillë si studentë të mjekësisë, veterinerë dhe dentistë, të shpërndajnë dozat e vaksinave.

Më shumë doza do të dërgohen drejt rreth 950 qendrave shëndetësore të komunitetit dhe 20,000 farmacive me pakicë, për ta bërë më të lehtë për njerëzit që të vaksinohen më afër shtëpive të tyre.

“Kaluam një vit të gjatë e të vështirë dhe pikërisht kjo do ta bëjë Ditën e Pavarësisë diçka vërtet të veçantë, ku ne jo vetëm festojmë pavarësinë tonë si komb, por ne fillojmë të shënojmë pavarësinë tonë nga ky virus. Por për të arritur atje nuk mund të anashkalojmë vigjilencën tonë . Kjo luftë nuk ka përfunduar ende”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Me herët presidenti Biden firmosi ligjin e paketë së ndihmës ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh çka sipas presidentit do të ndihmojë për të mposhtur virusin, do të ndihmojë ekonominë shëndetësinë dhe shpërndarjen e ndihmës së drejtpërdrejtë për amerikanët në nevojë.

Shumë prej aksionet e ndihmës do të nisin qe nga kjo fundjavë. Ndërsa paketa e ndihmës ekonomike e cila mori miratimin edhe në Kongres siguron 400 miliardë dollarë të cilat do të jepen në formë pagesash direkte prej 1400 dollarësh për shumicën e amerikanëve, 350 miliardë dollarë ndihmë për shtetet dhe qeveritë lokale, një zgjerim të pagesës për fëmijët dhe rritje të fondeve për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026