Vaksinat antiCOVID, sulm kibernetik Agjencisë Evropiane të Mjekësisë
Agjencia Evropiane për Mjekësinë raportoi të mërkurën se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik dhe njoftoi nisjen e një hetimi të menjëhershëm në bashkëpunim me policinë holandeze, duke qenë se selia e saj ndodhet në Amstërdam që prej vitit të kaluar, kur Brexit hyri në fuqi.
Në një deklaratë të shkurtër, agjencia refuzoi të publikonte detaje të tjera përsa kohë hetimi është në zhvillim dhe nuk raportoi nëse incidenti ka prekur aspektin e autorizimit për përdorimin e vaksinave anti-COVID të prodhuara nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
Agjencia Evropiane për Mjekësinë po mbikëqyr vaksina të shumta kundër coronavirusit. Vendimi i saj për një autorizim të kushtëzuar për vaksinën e Pfizer dhe BioNTech pritet të jepet më 29 dhjetor, ndërsa ai për Moderna më 12 janar.
Gjithashtu, agjencia po studion vaksinat e zhvilluara nga Universiteti i Oksfordit dhe Astra Zeneca, si dhe atë të Johnson & Johnson.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta