Vaksinat kundër COVID-19, efektive për personat alergjikë
Vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta dhe efektive për personat alergjikë, thotë një studim i fundit.
Një studim amerikan i bërë nga Universiteti i Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts tregon se vaksinat mRNA kundër coronavirusit, si për shembull ‘Pfizer’ apo ‘Moderna’ janë të sigurta dhe efektive për personat alergjikë.
Studimi doli në përfundimin se “personat alergjikë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë efekte anësore pas vaksinimit, por pothuajse të gjithë mund të vaksinohen pa pasur problem të mëtejshme”.
Studiuesit analizuan të dhënat e 53.000 personave, ku 0.9% prej tyre vuanin nga alergji të rënda, si p.sh nga reaksionet ndaj ilaçeve dhe vaksinave.
Ndërkohë, 11.6% që vuanin nga alergji të ndryshme, pra rreth 1 në 10, raportuan reaksione alergjike brenda 3 ditëve pas dozës së parë ose të dytë të një vaksine mRNA, krahasuar me 4.7% që nuk vuanin nga alergjitë.
Personat më të rrezikuar ndaj reaksioneve alergjike kishin rreth 2 herë e gjysmë më shumë gjasa të kishin efekte anësore si edeme, ënjtje apo dhimbje.
Pavarësisht nga këto simptoma, 98% u vaksinuan me të dyja dozat.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta