Vaksinimi brenda izolimit, Gjermania zgjat masat kufizuese, Franca përshpejton vaksinimin

6 Janar 2021 | 11:35

Rrugët e Londrës janë sërish të braktisura pasi për herë të tretë vendi ndodhet në izolim kombëtar. Kryeministri Boris Johnson justifikoi vendimin e marrë edhe për shtyrjen e shkollave duke theksuar se situata mbetet shqetësuese.

“Më shumë se dy përqind e popullsisë është e infektuar, çka përbën  mbi një milion njerëz në Angli. Dua të jeni të sigurt se ne në qeveri  po e përdorim këtë izolim për të ruajtur më të moshuarit dhe ata që preken më shumë”, u shpreh ai.

Gjermania po ashtu vendosi të zgjas masat kufizuese të paktën deri në fund të muajit janar. Pjesë e masave të reja është edhe vendimi-kufizimi i lëvizjes së njerëzve brenda 15 kilometrave nga shtëpitë e tyre. Kjo do të zbatohet për bashkitë që regjistrojnë më shumë se 200 infeksione të reja për 100,000 banorë.

“Unë herë pas here kam përsëritur se muajt e dimrit, sikundër konfirmuan edhe ekspertët janë muaj gjatë të cilëve pandemia mund të përkeqësohet duke shuar tashmë edhe shfaqjen e llojit të ri të virusit. është absolutisht e nevojshme që duhet të arrijmë në një pikë ku  sërish mund të gjurmojmë zinxhirët e infeksionit”, u shpreh Angela Merke, kancelare e Gjermanisë.

Në mes të një thirrje publike, Franca po përshpejton  procesin e saj të ngadaltë të vaksinimit të koronavirusit. Në gjashtë ditët e para në të gjithë vendin u vaksinuan rreth 5 mijë njerëz. Qeveria do të zgjerojë numrin e qendrave dhe kategoritë e njerëzve që do të injektohen Qytetarët mund të regjistrohen përmes një aplikacioni për t’u vaksinuar ose mund të telefonojnë në qendrat e vaksinimit.

Ndërsa në Spanjë ushtria mund të përdoret për të forcuar procesin e vaksinimit në vend.

Shpërndarja e dozave ndryshon mes rajoneve. Madrid pretendon të ketë përdorur 6% të dozave të vaksinimit ndërsa Asturias 81%. Gjatë gjithë pandemisë, ushtria e Spanjës është përdorur për të mbështetur në detyra të veçanta që varijojnë nga dezinfektimi i shtëpive të kujdesit deri te gjurmimi i kontakteve.

Lexoni gjithashtu:

Studimi, 1 në 50 persona në Britani është infektuar gjatë një jave

Italia gati të prodhojë vetë vaksinën kundër Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026