Vaksinimi i vështirë, Franca dhe Holanda shtetet me ritmet më të ulëta të injeksioneve

4 Janar 2021 | 18:01

Në shtetet e Bashkimit Evropian ka nisur imunizimi i popullsisë ndaj COVID-19. Por procesi i vaksinimit në shtetet të ndryshme po vijon me ritme të ndryshme.

Nga ana tjetër Izraeli dhe Britania e Madhe janë shtetet, të cilat kanë administruar më mirë dhe më shpejt pjesën më të madhe të vaksinave.

Sipas të dhënave nga Euronews, Franca dhe Holanda renditen si shtetet më të ngadalta në procesin e vaksinimit.

Më 21 dhjetor Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe më 27 dhjetor nisi unanimisht procesi i vaksinimit. Brukseli ka arritur marrëveshje me shumë kompani dhe ka siguruar doza të mjaftueshme për të vaksinuar 450 milionë njerëz brenda bllokut.

EMA pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës Moderna më 6 janar.

Deri më tani, mes vendeve te BE-së, Danimarka ka nivelin më të lartë të vaksinimit. Më shumë se 45,800 nga 5,8 milionë banorë janë injektuar  deri në 2 janar.

Edhe Gjermania ka shpërndarë pjesën më të madhe të  dozave  të vaksinës, sipas Institutit Robert Kock, deri më 1 janar janë shpërndarë më shumë se 188,500 vaksina. Më pas renditen Kroacia dhe Portugalia, te cilat  ndiqen nga Italia dhe Polonia, qe aktualisht kanë norma prej rreth 0.13 doza vaksinimi për 100 banorë.

Italia, vendi më i prekur në Evropë deri më tani ka vaksinuar mbi 79,000 njerëz.Austria, Bullgaria dhe Rumania kanë një normë të ngjashme vaksinimi -0,07 doza për 100 banorë.

Bukureshti ka shpërndarë 13,200 doza, Vjena 6,000 dhe Sofja 4,739. Estonia ka vaksinuar pak më pak se 2,500 njerëz. Athina dhe Helsinki kanë shpërndarë secila 3,001 dhe 1,767 doza vaksinash.

Qeveria e Francës është kritikuar për ritmin e ngadaltë të vaksinimit me vetëm 352 nga 67 milionë banorë që morën dozën e parë deri më 31 dhjetor. Autoritetet kanë premtuar të përshpejtojnë ritmin. Dhe në fund, Holanda do të fillojë fushatën e saj të vaksinimit më 8 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026