Vaksinimi kundër COVID-19 mund të kthehet në kusht për të udhëtuar jashtë kufijve
Pasagjerëve mund t’u kërkohet të vaksinohen për COVID-19 përpara se të fluturojnë drejt një destinacioni ndërkombëtare në momentin që vaksina të bëhet e disponueshme për të gjithë.
Kështu është shprehur drejtuesi ekzekutiv i kompanisë ajrore australiane Qantas, i cili tha gjatë një interviste se ka diskutuar edhe me kolegë të tjerë mbi këtë mundësi.
Drejtuesi i “Qantas”, Alan Joyse, tha se kompanitë janë vendosur në punë për të ndryshuar politikat e tyre, ku së shpejti mund të kërkojnë vaksinimin e pasagjerëve ndërkombëtarë, në rast se një vaksinë miratohet nga autoritetet shëndetësore përkatëse.
“Sigurisht, për të gjithë pasagjerët që vijnë nga jashte dhë për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt një destinacioni ndërkombëtar është e nevojshme”, u shpreh Joyce.
Sipas të dhënave të fundit, autoritetet shpresojnë të miratojnë një vaksinë përpara fundit të këtij viti.
Megjithatë Ryanair tha se për pasagjerët të cilët do të fluturojnë brenda për brenda Bashkimit Europian, deri më tani nuk është menduar t’u kërkohet vaksinimi kundër COVID-19.
Lexoni gjithashtu:
Rusia pretendon gjithashtu se vaksina Sputnik V është 95% efektive ndaj COVID-19
Rreth një milionë personave në Kinë u është dhënë vaksina eksperimentale anti-Covid
Turqia teston vaksinën kineze; nuk jep shenja për efekte anësore
Universiteti i Oxfordit zbulon vaksinën 70% efektive kundër coronavirusit
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta