English

Vaksinimi në Evropë, në France injektohen punonjësit e shëndetit, në Itali të moshuarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Procesi i vaksinimit ka nisur në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian, në Itali tashmë ka nisur raundi i dytë i vaksinimit të të moshuarve.

- Advertisement -

Ndërkohë frika nga pandemia vijon të mbetet e lartë çka ka detyruar autoritetet të rikthejnë masat kufizuese, të lehtësuara disi për festat e fundvitit.

Spitalet në Britaninë e Madhe  kanë nisur të furnizohen  me dozat e para të vaksinës së dytë të miratuar, prodhuar nga kompania AstraZeneca në bashkëpunim ne universitetin e Oksford.

Vaksinimi pritet të nisë gjatë ditës së hënë.

Për shkak të rasteve në rritje të të infektuarve sindikatat e mësuesve kanë kërkuar nga qeveria të shtyjë datën e rinisjes së mësimit të paktën edhe me dy javë, masë që do të siguronte ruajtjen e shëndetit të stafit akademik.

Të moshuarit në një shtëpi kujdesi në Romë gjatë ditës së shtunë morën vaksinën COVID-19, në një raund të dytë vaksinimesh pasi fillimisht u injektuan punonjësit shëndetësorë, infermierë dhe mjekë.

Italia ka vendosur të shtyjë  hapjen e vendpushimeve të skive të paktën deri në 18 janar.

Edhe në Paris në Hotel- Dieu  të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor mbi 50 vjeç u vaksinuan me vaksinën e Pfizer.

Duke nisur nga e shtuna që lamë pas me miliona francezë  po përballen me masa më të ashpra kufizimi, në përpjekje për të ulur numrin e të infektuarve me COVID-19. 

Edhe qeveria greke vendosi të forcojë masat kufizuese të paktën deri në 11 janar. 

Gjatë festave të fundvitit ishin lejuar disa lehtësime por shteti fqinj vendosi të rikthejë orën policore dhe të mbyllë dyqanet e kishat, duke kërkuar që qytetarët të ndjekin të gjitha masat në mënyrë që vendi të mund të kthehet në normalitet.

 

Lexoni gjithashtu:

 Procesi i vaksinimit, Franca dhe Holanda shtetet me ritmet më të ulëta të injeksioneve

Lufta me COVID-19, rikthehen masat kufizuese, paralajmërohet mungesë e vaksinës kundër virusit

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?