Vaksinimi në Evropë, në Francë injektohen punonjësit e shëndetit, në Itali vaksinohen të moshuarit

4 Janar 2021 | 06:44

Spitalet në Britani të Madhe kanë nisur të furnizohen  me dozat e para të vaksinës së dytë të miratuar, prodhuar nga kompania AstraZeneca në bashkëpunim me universitetin e Oksford. Vaksinimi pritet të nis gjatë ditës së sotme.

Për shkak të rasteve në rritje të të infektuarve sindikatat e mësuesve kanë kërkuar nga qeveria  të shtyjë datën e rinisjes së mësimit të paktën edhe me dy javë.  Masë që do të siguronte ruajtjen e shëndetit të stafit akademik.

Të moshuarit  në një shtëpi kujdesi në Romë gjatë ditës së shtunë  morën vaksinën COVID-19, në një raund të dytë vaksinimesh pasi fillimisht u injektuan punonjësit shëndetësorë , infermierë dhe mjekë. Italia ka vendosur të shtyjë  hapjen e vendpushimeve të skive të paktën deri në 18 janar.

Edhe në Paris në Hotel- Dieu të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor mbi 50 vjeç u vaksinuan me vaksinën e Pfizer.

“Në vetëm pak orë kemi marrë më shumë se 100 telefonata nga profesionistë të shëndetit të cilët duan të vaksinohen.  Duhet shpejtësi dhe është absolutisht e nevojshme që të përgjigjemi shumë shpejt”, u shpreh kreu i departamentit të imunologjisë në spitalin Cochin, Frédéric Batteux.

Duke nisur nga e shtuna që lamë pas me miliona francezë  po përballen me masa më të ashpra kufizimi, në përpjekje për të ulur numrin e të infektuarve me covid-19.  Në 15 rajone franceze  ka hyrë në fuqi shtetrrethimi plot 12 orë, gjatë të shtunës në Francë u raportua për 157 më shumë viktima.

Edhe qeveria greke vendosi të forcojë masat kufizuese të paktën deri në 11 janar. 

Gjatë festave të fundvitit ishin lejuar disa lehtësimi, por shteti fqinj vendos të rikthejë orën policore dhe të mbyll dyqanet e kishat, duke kërkuar që qytetarët të ndjekin të gjitha masat në mënyrë që vendi të mund të kthehet në normalitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026