Vaksinimi në Evropë, pas AstraZeneca-s, vendet kthejnë sytë nga kompanitë e tjera
Administrimi i vaksinave të “AstraZeneca” në qendrën e kontrolluar nga ushtria në Kozenca të Italisë u pezullua pasi Agjencia Italiane e Medikamenteve urdhëroi ndalimin e saj.
Agjencia bllokoi përdorimin e një stoku vaksinash pas disa ngjarjeve të rënda.
Për kryeministrin Mario Draghi, lëvizja ishte një vendim i marrë për motive kujdesi.
Ndërkohë, Italia po përforcon kufizimet e COVID-19 për fundjavën e Pashkës, teksa spitalet në vend po paralajmërojnë se po u mbarojnë shtretërit.
“Ato janë të nevojshme për të shmangur një përkeqësim që do ta bënte të pashmangshme marrjen e masave edhe më të forta. Por këto masa po shoqërohen nga veprimet e qeverisë për të mbështetur familjet dhe bizneset, por edhe për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit, si e vetmja shpresë për dalje nga pandemia”, u shpreh Mario Draghi, kryeministër i Italisë.
Në Francë, agjencia për shëndetin publik po rekomandon që vaksinat e “Johnson & Johnson” të injektohen tek të gjithë njerëzit mbi 18-vjeç, përfshirë të moshuarit.
Në një udhëzim të shpërndarë të premten, Autoriteti i Lartë për Shëndetin Publik tha se vaksinat me 1 dozë duhet të administrohen në zonat ku virusi po përhapet me shpejtësi.
Kryeministri Zhon Kasteks Jean Castex shprehu shqetësimin e tij për situatën “serioze” në rajonin e Parisit, ku pacientët me virus kanë zënë 95% të vendeve në terapitë intensive. Disa prej tyre do të transferohen në spitale të tjera të Francës, tha ai, duke shtuar se qeveria është gati të vendosë kufizime të reja në rast nevoje.
Në Greqi, qytetarët që morën vaksinimin në Pire u shprehën të lehtësuar pas njoftimeve të qeverisë për një rekord të ri ditor infeksionesh me COVID-19 për këtë vit. Shteti helen numëron thuajse 210 mijë raste.
E përballur edhe me një valë demonstratash të dhunshme anti-qeveritare, partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis akuzoi të premten rivalët politikë se po shfrytëzojnë izolimin për të nxitur qytetarët.
Ndërkohë, në Portugali, qeveria njoftoi se do të nisë lehtësimin gradual të masave duke filluar nga java e ardhshme.
Ideja është që vendi të hapet me ngadalë, duke hedhur një hap çdo dy javë. Kështu, nga e hëna fëmijët do të kthehen në kopshte dhe shkollat fillore.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta