Vaksinimi në Itali, shqetësim kryesor mbetet mungesa e stafit mjekësor

8 Janar 2021 | 11:07

Një plan mjaft ambicioz që nuk do të ishte i mundur pa doza shtesë që Italia pret nga kompanitë “Moderna” dhe “Astrazeneca”.

E madje shteti fqinj shumë shpejt mund të mbështet edhe në një kompani vendase, pasi qeveria tha që rezultatet e provës së vaksinës italiane “ReiThera” ishin “inkurajuese”.

Por, pavarësisht se vaksinimi ka nisur masivisht, diferencat janë të dukshme mes rajoneve.

Shpërndarja e dozave të vaksinës ndryshon mes zonave. Mungesa e stafit mjekësor mbetet problemi kryesor.

Rreth 15 mijë punonjës të shëndetit mes tyre edhe të sapodiplomuar do të rekrutohen nga qeveria në mënyrë që plotësohet edhe boshllëku.

Dhe nëse çdo gjë shkon sipas planeve deri në fund të marsit në të gjithë vendin do të ketë 1500 qendra vaksinimi.

Por, arritja kryesore siç shpjegon Domenico Arcuri, komisioneri i urgjencës COVID-19, do të ishte përfundimi i fushatës deri në fund të gushtit të ardhshëm. Një qëllim ky mjaft ambicioz.

Sipas ekspertëve, 60-70 përqind e popullsisë do të duhet të vaksinohen e deri në atë kohë duhen parë rezultatet.

Kur vaksinimi nuk është  detyrues, suksesi i fushatës do të varet shumë nga numrat.

Sipas një studimi të fundit gati gjysma e italianëve janë ende skeptikë për sigurinë e vaksinës.

Lexoni gjithashtu:

Studimi i fundit zbulon se vaksina e Pfizer/BioNTech lufton mutacionin e ri të coronavirusit

COVAX në fund të janarit nis shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026