Vaksinimi në Venecia, autobusi kthehet në klinikë lundruese për të arritur ishujt
Venecia dhe laguna e saj përfaqësojnë një nga thesaret e Italisë, por kur bëhet fjalë për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID tek të moshuarit që jetojnë në ishujt e vegjël, ngrihen shumë probleme logjistike.
Qyteti po merr masa kreative për të çuar vaksinat tek banorët e vështirë për t’u arritur dhe për këtë ka kthyer një lloj autobusi ujor në një qendër vaksinimi lundruese.
Rreth 100 të moshuar që jetojnë në ishullin e vogël Sant Erasmo, në lagunën veneciane, do të marrin këto ditë dozat e vaksinave “Moderna” dhe “AstraZeneca”.
Autoritetet vendore, me kthimin e autobusëve ujorë në klinika shpresojnë të ofrojnë një shërbim të mirë për njerëzit që kanë vështirësi në lëvizje.
Drejtori i Autoritetit Shëndetësor të Venecias, Edgardo Contato tha se të moshuarit mund të shpresojnë për një të ardhme pasi të marrin vaksinën pa qenë nevoja të lënë ishullin.
“Këtu do të vaksinojmë njerëzit që kanë probleme me lëvizjen. Për të ofruar këtë shërbim, rajoni i Venetos pajisi një autobus lundrues që do t’u japë këtyre njerëzve mundësinë të vaksinohen dhe rrjedhimisht të shpresojnë për një të ardhme”, thotë Edgardo Contato, shef i Autoritetit Shëndetësor të Venecias, Itali.
Italia raportoi 326 vdekje të reja nga coronavirusi ditën e diel, që e çuan në 111 mijë e 30 numrin e viktimave që nga rënia e epidemisë në shkurt të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për bilancin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë dhe të shtatin në botë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta