Vaksinimi nis në fillim të 2021, BE marrëveshje për 300 milionë doza
Bashkimi Europian ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë Pfizer dhe BionTech për furnizimin me 300 milionë doza nga vaksina e tyre e prodhuar për parandalimin e COVID-19. Sipas rezultateve të testimeve, kjo vaksinë është 90 për qind efektive dhe mendohet të jetë një medikament premtues në luftën kundër pandemisë.
“Komisionerët e Bashkimit Europian kanë autorizuar një kontratë të katërt me kompanitë farmaceutike BionTech dhe Pfizer. Kontrata mbulon blerjen e deri në 300 milionë dozave, që do të fillojnë të shpërndahen menjëherë pasi të provohet siguria dhe efektiviteti i vaksinës kundër COVID-19”, tha Eric Mamer, zëdhënës i Komisionit Europian.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ka nënvizuar se “sapo vaksina të jetë gati, planifikohet shpërndarja e saj sa më shpejt në të gjithë Europën”. Ky proces parashikohet të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2021. Komisioni Europian është shprehur se vaksina do të shpërndahet në të njëjtën kohë në të gjitha vendet anëtare. Prioritet do të kenë stafet mjekësore, personat mbi 60 vjeç, si dhe ata individë që janë më të prekshëm si pasojë e problemeve shëndetësore.
Megjithatë prodhimi dhe shpërndarja e një vaksine efektive nuk do të thotë se qytetarët duhet të heqin dorë nga masat kufizuese të vendosura për parandalimin e pandemisë.
“Gjithashtu dua të sigurohem se po i dërgojmë të gjithëve mesazhin e duhur, pra duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat që janë vendosur”, u shpreh Stella Kyriakides, komisionerja e shëndetësisë së BE.
Bashkimi Europian ka siguruar edhe tre marrëveshje të tjera me kompani farmaceutike që i lejon 27 vendeve anëtare të blejnë gati 1 miliardë doza të vaksinave potenciale në parandalimin e coronavirusit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta