Vaksinimi, siçilianët mosbesues pas manipulimit të të dhënave nga autoritetet

19 Prill 2021 | 07:47

Të forcosh besimin e njerëzve për t’u vaksinuar është sfida kryesore e autoriteteve në Siçili, një detyrë aspak e vështirë.

Në një hetim të fundit është zbuluar se shifrat nga COVID-19 janë manipuluar për të fshehur realitetin  e rritjes së të infektuarve dhe për të shmangur forcimin e masave kufizuese.

Një ngjarje e tillë solli dorëheqjen  e zyrtarit të lartë shëndetësore në Siçili.

Profesoresha Stefani është anëtare e komitetit shkencëtar të rajonit.

Ekipi nuk është i përfshirë në menaxhimin e të dhënave nga Covid 19, por ajo rrëfen se çfarë ndodhi ka pasur një efekt negativ.

“Pati një efekt negative kryesisht tek popullata. Ky është një moment kyç dhe kam vënë re se njerëzit kanë humbur besimin.  E humbja e besimit është një problem i madh. Është e rëndësishme të sigurojmë që të vaksinohen sa më shumë njerëz.  Sepse sa më shumë njerëz të imunizohem më shumë biznese mund të rihapen”, u shpreh Stefania Stefani, profesoreshë e Mikrobiologjisë.

Hezitimi e zhgënjimi i sicilianëve duket se është rritur. Në Palermo pronarët e bizneseve  ndodhen në një situatë të vështirë, pasi qyteti u shpall zonë e kuqe.

Pak ditë më parë guvernatori i rajonit u shpreh se 80% e sicilianëve refuzuan të vaksinohen me Astrazeneca.

Por çfarë mendojnë vetë qytetarët?

“Unë nuk besoj në mënyrën sesi pandemia është menaxhuar këtu. Dhe në tërësi situata po përkeqësohet sesa po përmirësohet. Nuk i besoj vaksinimit dhe  mënyrës sesi autoritetet lokale kanë menaxhuar kufizimet”, u shpreh një qytetar.

“Nuk dua të vaksinohem me Astrazeneca.  Sepse kamë dëgjuar që njerëz kanë vdekur  e të tjerë janë sëmurë, pra nuk i besoj”, tha një tjetër qytetare.

Për të forcuar besimin e njerëzve tek vaksina e Astrazeneca, këtë fundjavë, autoritetet rajonale në disa qendra vaksinimi ofruan doza pa pasur nevojën për të lënë një takim paraprakisht.

Të sigurosh që njerëzit të imunizohen është thelbësore në këtë rajon, një nga më të varfërit në Itali, ku dëmi ekonomik nga pandemia është më i rëndë se në shumë zona të tjera.

Sipas Eurostat Siçilia dhe Campania janë rajonet me pjesën më të madhe të popullsisë në rrezik të varfërisë.

Lexoni gjithashtu:

Dyshime për manipulim të statistikave të pandemisë në Siçili, tre të arrestuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026