Papa Françesku e ka cilësuar kundërshtimin ndaj vaksinimit një vetëvrasje duke u kërkuar njerëzve që të jenë gati të marrin dozën e parë. Vetë Ati i shenjtë bëri me dije se gjatë javës tjetër ai do te vaksinohet.
“Javën tjetër, ne do të nisim vaksinimin (në Vatikan) dhe unë caktova një takim, duhet ta bëjmë,” u shpreh Kreu i Vatikanit. Në Britani të Madhe mbretëresha Elisabet dhe bashkëshorti i saj Philipe u vaksininaun me vaksinën e covid 19, të dy bëjnë pjesë në grup moshat më të rrezikuara. Ndërkohë Izraeli është shteti që vijon shpejt procesin e vaksinimit. Kryeministri Benjamin Netanyahu mori dozën e dytë të vaksinës.
Izraeli ndodhet në një bllokimi të tretë mbarëkombëtar pasi janë regjistruar rritje të rasteve me covid 19 pavarësisht se ka filluar një nga fushatat më të shpejta të vaksinimit në botë. Deri tani janë vaksinuar gati 20% e popullsisë dhe Netanyahu tha të shtunën se ka siguruar vaksina të mjaftueshme për të inokuluar tërë popullatën deri në fund të marsit. Netanyahu ka vendosur vaksinimin në qendër të fushatës së tij pasi Izraeli në më pas se dy vite shkon sërish në zgjedhje të përgjithshme.
Kryeministri ka bërë thirrje izraelitëve që të bëjnë “një përpjekje të fundit të madhe” për të ndaluar përhapjen e covid 19 duke respektuar kufizimet .Kryebashkiaku i qytetit francez Bagneux mirëpret vendimin e banorëve për t’u kontrolluar për Covid, pasi u zbulua një rast i variantit britanik. Franca do të vijojë kufizimet në kufirin e saj me Britaninë “deri në një njoftim të mëtejshëm”, tha Kryeministri Jean Castex të enjten. Franca mbylli kufirin e saj me Britaninë për 48 orë në 20 Dhjetor pas shfaqjes së llojit të ri të covid 19 i cili është 70% më i transmetueshëm.
Vetëm shoferët e kamionëve dhe shtetasit francezë ose të Bashkimit Evropian me një arsye thelbësore për të udhëtuar lejohen të kalojnë në kufi nëse vërtetojnë një rezultat negativ ndaj Covid-19 .Zyrtarë shëndetësorë dhe drejtues nga shtete të ndryshme në Australi të Shtunën thanë se ata po qëndrojnë vigjilentë pasi në vend kanë hyrë shumë raste të infektuar me llojin e ri të virusit. Brisbane, kryeqyteti i Queensland, filloi një izolim tre-ditor pasi një punëtor hoteli rezultoi pozitiv me virusin e ri. Shqetësimet janë shtuar pasi shumë qytetarë që kanë udhëtuar nga Britania kanë transportuar llojin e ri të covid 19