Vala e emigrantëve në Austri, 400 persona kalojnë kufirin çdo ditë
Autoritetet austriake janë shumë të shqetësuara, pasi numri aktual i emigrantëve i ngjan valës së madhe të vitit 2015.
Gjendja e jashtëzakonshme mbretëron në kufirin austro-hungarez, në provincën Burgenland.
Sipas të dhënave të policisë së krahinës, në atë kufi gjenden mesatarisht 3 mijë migrantë të paligjshëm. Çdo ditë, policia gjen rreth 400 emigrantë të paligjshëm dhe në disa ditë nga 700 deri në 800.
Situata prej muajsh po rëndon mbi policinë dhe ushtrinë dhe javët e fundit situata është përshkallëzuar. Që nga korriku, kur kishte 250 emigrantë në ditë, numri është dyfishuar.
Edhe kontrabandistët po bëhen gjithnjë e më brutalë në veprimet e tyre, siç e dëshmojnë incidentet dramatike, aksidentet e shkaktuara nga ikja nga policia, ku mbesin të plagosur emigrantët që transportohen në masë nga kontrabandistët me makina.
Policia supozon se numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë në Austri është shumë më i lartë se sa zbulohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta