Vala e tretë e COVID-19 tremb Gjermaninë, ‘luftë’ Britani-BE për vaksinat
Në Gjermani, presidenti i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Robert Koch, ka paralajmëruar se mund të ketë deri në 100 mijë raste infektimi me coronavirus në ditë, nëse përhapja e COVID-it nuk frenohet.
Sipas Lothar Vieler, aktualisht vendi është në fillim të valës së tretë.
“Ka sinjale të qarta se se kjo valë mund të jetë më e keqe se dy të parat. Na duhet të përgatitemi për faktin se më shumë njerëz do të sëmuren, se klinikat do të mbipopullohen dhe se shumë njerëz do të humbin jetën”, u shpreh Lothar Wieler, president i institutit “Robert Koch”.
Gjermania ka shpallur paralajmërimet e udhëtimit për një seri vendesh evropiane, përfshirë fqinjët si Franca, Austria, Danimarka dhe Republika Çeke.
Njerëzit që mbërrijnë në Gjermani nga vendet e përfshira në liste duhet t’u japin autoriteteve kufitare një test negativ jo më të vjetër se 48 orë. Krahas kësaj, ata duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë, periudhë që mund të shkurtohet nëse një tjetër test rezulton negativ pas 5 ditësh.
Polonia ndërkohë ka raportuar një nivel të ri ditor prej 35 mijë e 143 rastesh, shifër rekord për të dytën ditë rresht. Ditën paraardhëse vendi kishte regjistruar 34 mijë e 151 raste, që gjithashtu ishte një kuotë rekord.
Të enjten, qeveria polake deklaroi se kufizimet e reja nga coronavirusi do të vendoseshin të shtunën dhe pritet të zgjasin të paktën deri më 9 prill.
Edhe në Hungari numri i infektimeve shënoi rekord për të pestën herë në javë.
Autoritetet thanë se qeveria do të lehtësojë masat vetëm pasi 2.5 milionë njerëz në vend të jenë vaksinuar.
Ndërkohë OBSH u ka bërë thirrje vendeve të dhurojnë 10 milionë vaksina për skemën Covax.
“Covax ka nevojë menjëherë për 10 milionë doza, si një masë urgjente në mënyrë që 20 vendet pa vaksina të nisin procesin me punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit brenda 2 javëve. Ndaj sot po u drejtohem vendeve me shumë doza që të dhurojnë sa më shumë të jetë e mundur me qëllim që të arrijmë objektivin tonë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.
Lufta e fjalëve mes Britanisë dhe BE-së për vaksinat u përshkallëzua pasi ministri i Jashtëm francez deklaroi se Mbretëria do të luftojë për të gjeneruar dozat e dyta, por shtoi se Brukseli nuk do të shantazhohet me eksportin e dozave për të zgjidhur problemin.
Agjencia Evropiane e Barnave i dha dritën e gjelbër kompleksit të prodhimit të vaksinave të “AstraZeneca” në Holandë dhe atij të “Pfizer/BioNTech” në Marburg të Gjermanisë. “AstraZeneca” deklaroi se aprovimi i kompleksit mund të çojë në shpërndarjen e parë të vaksinave në BE brenda fundit të muajit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta