Vala e tretë e pandemisë, situatë shqetësuese në Francë, Serbia lehtëson masat, merr më shumë vaksina kineze
Ministri francez i Shëndetësisë paralajmëron se numri i pacientëve në terapi intensive mund të arrijë në të njëjtat nivele të cilat u përjetuan gjatë valës së parë të pandemisë një vit më parë.
Gjatë valës së dytë të pandemisë në nëntor në spitalet e vendit sidomos në shërbimet e kujdesit intensiv u tejkalua numri i pacientëve me COVID .
Edhe në këto ditë nivelet janë të larta duke kapur shifrat e më shumë se 7000 pacientëve të infektuar.
“Ka gjithmonë dy ose tre javë midis kulmit të të infektuarve dhe kulmit të shtrimeve në spital. Personi që do të ketë një formë serioze të COVID do ta vuajë atë pas 10 ose 15 ditësh. Nëse arrijmë kulmin e të prekurve këtë javë, kjo do të thotë që në dy, tre javë nga tani do të kemi kulmin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU). Do të jetë një numër i lartë sepse tashmë jemi në më shumë se 5,000 persona në terapi intensive,” – u shpreh ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.
Spanja sikundër Franca po mbështetet fort tek vaksinimi si një mënyrë e cila do t’i japë fund kësaj krize. Më shume se 1.2 milionë doza të vaksinës Pfizer u shpërndanë gjatë ditës së hënë. Shumë rajone po përpiqen të zgjerojnë procesin e vaksinimit në stadiume, auditore e madje edhe në zonat e ringut ku ndeshen me demat.
Në të gjithë Spanjën, nga Katalunja, në Pamplona dhe Zaragoza, punonjësit shëndetësorë po përgatiten të vaksinojnë gjithnjë e më shumë njerëz.
“Ne po përgatitemi të vaksinojnë 10 mijë njerëz në ditë. Mund t’ja dalim. Mund ta arrijmë përmes përkushtimit të pabesueshëm të punonjësve të shëndetit, koordinimit dhe bashkëpunimit me qytetarët që përmes mesazhit në telefonat e tyre vijnë në kohë për t’u vaksinuar,” – tha infermierja Maria Luisa Dominguez Perez.
Ndërkohë autoritet shëndetësore në Venecia kanë nisur të përdorin ‘vaporetto’, një autobus uji duke e shndërruar në një klinikë lëvizëse COVID-19, si një mënyrë për të injektuar të moshuarit të cilët jetojnë në ishujt më pak të populluar të qytetit.
Edhe në Serbi kanë mbërritur me qindra mijëra doza të vaksinës kineze Sinopharm. Në këtë shtet janë vaksinuar më shumë se 1.5 milionë qytetarë. Qeveria ka vendosur të lehtësojë masat kufizuese, pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve duke shpresuar se këto hapa do të ndihmojnë ekonominë të rimëkëmbet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekspertët hedhin poshtë pretendimet se vaksinat shkaktojnë variante të reja COVID-19
- Çerekfinalet e Champions League, Liverpool e Manchester City përballë Real Madrid e Dortmund
- Merr fund izolimi treditor, rikthehen zonat e kuqe e portokalli në Itali, vijojnë kufizimet për udhëtimet
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta