Valë kritikash ndaj Rusisë, Guterres: E papranueshme ideja e një konflikti bërthamor

23 Shtator 2022 | 08:39

Një breshëri kritikash ra mbi Rusinë në Këshillin e Sigurimit, pas dekretit për mobilizimin ushtarak për të luftuar në Ukrainë dhe deklaratës për përdorimin e armëve atomike. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së nuk e ka lënë pa e përmendur.

“Ideja e një konflikti bërthamor, dikur e pamendueshme, sot shtrohet nga disa njerëz. Kjo është e papranueshme”, tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Guterres bëri thirrje për mbajtjen e përgjegjësisë për krimet e luftës të kryera në Ukrainë. Ministri i Jashtëm ukrainas, në fjalimin e tij, tha:

“Nuk do të ketë paqe pa drejtësi. Asnjë nga krimet ruse në Ukrainë nuk do të kishte qenë i mundur pa konsensusin e dhënë nga lidershipi rus. Kjo nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar, dhe e vetmja mënyrë për të vendosur presidentin Putin dhe stafin e tij para drejtësisë është ngritja e një gjykate speciale”, u shpreh Dmitro Kuleba, ministër i Jashtëm i Ukrainës.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm rus u mbrojt duke sulmuar dhe akuzuar drejtësinë ndërkombëtare për injorim të krimeve të kryera sipas tij nga pala ukrainase që prej 2014-s.

“Ne nuk kemi më besim tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Për 8 vite rresht kemi pritur më kot dënimin e pandëshkueshmërisë në Ukrainë. Ne nuk i besojmë as këtij dhe as institucioneve të tjera për vënien e drejtësisë. Koha e pritjes ka marrë fund”, tha Sergey Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Pas një seri qortimesh ndaj Rusisë, shefi i diplomacisë amerikane shtroi një pyetje:

“Si mundet që ky agresion ndaj Ukrainës, i porositur nga presidenti Putin, të përmirësojë jetën e qytetarëve rusë? Një burrë zgjedh luftën dhe po ai mund t’i japë fund asaj. Nëse Rusia ndalet, lufta mbaron. Ndërsa nëse ukrainasit ndalen, Ukraina merr fund”, u shpreh Antony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit.

Pa ashpërsinë e përfaqësuesve të Perëndimit, edhe ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Indisë mbrojtën integritetin territorial të Ukrainës dhe dialogun si zgjidhjen e vetme të konfliktit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026