Valery Gerasimov emërohet komandant i forcave ruse në Ukrainë
Rusia ka zëvendësuar sërish komandantin e forcave të saj në Ukrainë, duke emëruar në këtë pozitë ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov.
Kështu njoftoi përmes një deklarate më 11 janar, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Gerasimov zëvendëson Sergei Surovikin, i cili u emërua në këtë post më 8 tetor. Ai ishte zyrtari i parë që u emërua si komandant për të gjitha forcat ruse që janë në territorin ukrainas, prej muajit shkurt.
Brenda pak ditësh pasi Surovikin mori detyrën për të mbikëqyrur pushtimin rus të Ukrainës, Moska nisi të godasë infrastrukturën energjetike ukrainase.
Ai ishte gjithashtu në krye kur forcat ruse u tërhoqën nga kryeqyteti rajonal jugor Herson në nëntorin e vitit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta