Vapa ‘shkrin’ Greqinë, i nxehti afrikan sjell pluhur në rajonin e Atikës
Rajonet e Atikës dhe Peloponezit në Greqi, ku përfshihet edhe kryeqyteti i Athinës, regjistruan temperatura që arritën në 40 gradë celsius, teksa i nxehti afrikan përshkoi vendin për të pestën ditën rresht.
Departamenti meteorologjik i Greqisë ka dhënë tre paralajmërime për temperaturat e larta që prej 21 qershorit dhe u ka bërë thirrje të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve të shmangin kontaktin direkt me diellin nga ora 11:00 deri në 18:00, si dhe të veshin rroba të lehta, syze dielli dhe të mbajnë kapele.
“Sot është më keq. Temperatura është mbi 40 gradë”, u shpreh një qytetar.
“Është shumë vapë. Kur vjen korriku bëhet përvëlim”, tha një qytetare.
Vala e të nxehtit ka sjellë gjithashtu rërë dhe pluhur nga Afrika e Veriut në rajonin e Atikës.
Mali Parnitha, maja më e lartë në perëndim të Athinës, me mbi 1 mijë metra, me zor mund të shihet për shkak të pranisë së tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Jo maska në ambientet e jashtme në Greqi, nga 28 qershori hiqet shtetrrethimi gjatë natës
- Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi: Kategoritë e udhëtimit kanë ndryshuar, kuotat kanë mbetur të njëjta
- Kostas Bakoyannis: Greqia dhe Shqipëria kanë vullnet politik për të bashkëpunuar
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta