Varësia nga paratë e emigrantëve, remitancat përbëjnë 10% të PBB-së

18 Qershor 2021 | 11:35

Përmirësimi i situatës me pandeminë COVID-19, ka ndikuar në rritjen e remitancave.

Dërgesat në para të emigrantëve në 3-mujorin e parë të këtij viti, shënuan vlerën 169 milionë euro, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Krahasuar me të njëjtin periudhë një vit më parë, remitancat u rritën me 17 milionë euro, edhe pse bumin e kanë shënuar në fund të vitit 2020.

Në periudhën janar-mars 2020, kur ende nuk kishte nisur pandemia COVID-19, remitancat ishin në nivelin 152 milionë euro, ndërsa nga tetori deri në dhjetor, arritën në 203 milionë euro, niveli më i lartë që nga viti 2010 kur remitancat ishin 220 milionë euro.

Të dhënat e fundit të bilancit të pagesave tregojnë se të ardhurat nga emigrantët vazhdojnë të mbeten një fluks i rëndësishëm financimi për ekonominë tonë, me një normë mesatare vjetore që mbërrin 1.1 mld euro, ose 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas anketave dhe gjetjeve të realizuara nga Banka e Shqipërisë, rezulton se 86% e familjeve të intervistuara në Shqipëri marrin remitanca nga një person, 30-44 vjeç, i cili është në emigracion të përhershëm, dy ose tre herë në vit, për më shumë se 10 vjet dhe shumica e flukseve të remitancave vijnë nga Greqia dhe Italia (më shumë se 60%).

LEXONI GJITHASHTU:

Ekonomia shqiptare mund pandeminë, edhe shpenzimet buxhetore brenda planit

Rimëkëmbja ekonomike në Kosovë, ministri Murati paralajmëron krijimin e një pakoje të re dhe rishikim buxheti

Fiskalizimi drejt zbatimit, Buxhuku: Ky proces nuk do të ulë informalitetin në ekonominë shqiptare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026