Varfëria e skajshme në rritje për herë të parë pas 20 vitesh, paralajmëron Banka Botërore

8 Tetor 2020 | 08:00

Shifrat e varfërisë globale parashikohet se do të rriten për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh teksa pandemia i bashkëngjitet problemeve të mëparshme si konfliktet dhe ndryshimet klimatike, paralajmëroi Banka Botërore.

Institucioni financiar ka parashikuar se pandemia COVID-19 mund të shtyjë në varfëri të skajshme 88 deri në 115 milionë persona, në varësi të impaktit ekonomik.   

Varfëria e skajshme përkufizohet si jetesa me më pak se 1.60 euro në ditë.

Për shkak të pandemisë, rreth 9.4 për qind e popullsisë në botë mund të jetojë në varfëri ekstreme këtë viti, duke shënuar një rritje në krahasim me shifrën 9.2 për qind në 2017.

Ky do të ishte dhe regresi i parë që nga 1998, kur shumë vende aziatike po përballeshin me një krizë të thellë financiare.

Sipas parashikimeve, po të mos kish ndodhur pandemia, shkalla e varfërisë do të binte në 7.9 për qind në 2020.

“Në mënyrë që të ndryshohet kjo rrjedhë negative serioze mbi zhvillimin dhe progresin, vendet do të duhet të përgatiten për një ekonomi ndryshe pas COVID-19, duke lejuar që kapitali, fuqia punëtore dhe inovacioni të shkojnë drejt bizneseve dhe sektorëve të reja”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Sipas raportit, vendet me të ardhura të mesme do të shohin një rritje të madhe të varfërisë, pasi parashikohet se rreth 82 për qind e atyre që do të jetojnë në varfëri ekstreme do të jenë pikërisht në këto vende.

 

Lexoni gjithashtu: 

BB parashikim të zymtë për Shqipërinë: Bizneset e vogla janë në krizë, varfëria do thellohet

Ekonomia tkurret 8.4%, eksperti i ekonomisë: Janë diku te pesë vite të humbura si rezultat i krizës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026