Variant i ri i COVID-19 në Brazil, Mbretëria e Bashkuar ndalon udhëtimet nga Amerika e Jugut dhe Portugalia

15 Janar 2021 | 09:20

Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar të gjitha udhëtimet nga Amerika e Jugut dhe Portugalia për shkak të një varianti të ri të COVID-19 të zbuluar në Brazil.

Kufizimi, i cili u vu në fuqi mëngjesin e së premtes, nuk përfshin shtetasit britanikë, irlandezë, apo ata që kanë leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, tha ministri i transportit Grant Shapps.

Shtetasit dhe rezidentët të cilët kthehen nga udhëtimi duhet të izolohen për dhjetë ditë.

Shoferët e transportit të mallrave nga Portugalia që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu përjashtohen nga kufizimi.

Shapps e justifikoi përfshirjen e Portugalisë në këtë masë parandaluese për shkak të “lidhjeve të rëndësishme që ky shtet ka me Brazilin”.

Ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, e quajti vendimin e fundit të Britanisë si “absurd” dhe “pa logjikë” gjatë një interviste për gazetën “Diario de Noticias”.

Ai tha se nuk kishte asnjë provë se në Portugali qarkullon varianti i coronavirusit.

Varianti i ri u identifikua tek personat që kishin mbërritur në Japoni nga Brazili.

Shkencëtarët thonë se ai është i ndryshëm nga varianti i zbuluar në Angli, i cili detyroi shumë shtete në botë të ndërmerrnin masa kufizuese ndaj udhëtimeve me Mbretërinë e Bashkuar.

Brazili i pezulloi fluturimet nga Britania gjatë periudhës së Krishtlindjes për shkak të shqetësimeve nga mutacioni i ri, që mendohet të jetë 50% më infektues se versioni origjinal i COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu:

Turqia nis vaksinimin, punonjësit shëndetësorë marrin dozat e para të vaksinës kineze

Mutacioni anglez i COVID, Ilir Alimehmeti: Mund të ketë raste edhe në Shqipëri, por nuk na shqetëson

COVID/ Në Gjermani shtohen vdekjet, Franca ashpërson shtetrrethimin

Trafiku i drogës, pandemia ndihmon grupet kriminale të shfrytëzojnë të papunët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026