Varianti “Delta” i COVID-19 pritet të bëhet dominant në Gjermani gjatë vjeshtës
Varianti i COVID-19 me përhapjen më të shpejtë, ai Delta, pritet që nga vjeshta të bëhet dominues në Gjermani, thënë kjo të premten nga zyrtarët e Shëndetit Publik të vendit. Këtij konstatimi, ata i bashkëngjitën edhe një kërkesë ndaj qytetarëve që të vazhdojnë të mbajnë maskat, si edhe të vaksinohen.
“Varianti Delta përbën rreth 6% të infeksioneve, dhe përhapja e tij po rritet,” tha Lothar Wieler, kreu i Institutit “Robert Koch” për sëmundjet infektive, duke iu referuar variantit të identifikuar së pari në Indi.
“Nuk është çështja nëse Delta do të bëhet dominuese, por çështja është se kur. Vala e parë pritet të mbërrijë nga fundi i vjeshtës”, shtoi ai.
16 njësitë shtetërore të Gjermanisë kanë filluar të lehtësojnë kufizimet që nga nëntori, pasi fushata e përshpejtuar e vaksinimit ndihmoi në zbutjen e infeksioneve që erdhën me valën e tretë të COVID-19.
Restorantet, baret, hotelet dhe sallat e koncerteve janë rihapur, një zhvillim ky i mirëpritur nga qytetarët gjermanë pasi heqja e kufizimeve përkoi me motin e nxehtë dhe afrimin e pushimeve verore.
Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, tha se rreth 51% e gjermanëve kanë marrë të paktën një nga dy dozat e vaksinës që kërkohen për mbrojtje efektive kundër virusit dhe rreth 30% e popullatës i kanë bërë të dy dozat e vaksinës.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta