Varret e fetuseve të abortuara në Itali, nisin hetimet për përgjegjësit që vendosën emrat e nënave

7 Tetor 2020 | 15:46

Kjo është një varrezë ku emrat në kryqe u përkasin njerëzve  që janë ende gjallë.  Të gjitha janë emra grash, gra që nuk morën përsipër  situatën me të cilën përballeshin kur zgjodhën të kryenin një abort në tremujorin e dytë. Ato pretendojnë se nuk ishin të vetëdijshme se duke mos deklaruar këtë veprim do të të ishin përgjegjëse për varrosjen e fetuseve, çka nënkupton që emrat e tyre do të shkruheshin shkruhen në kryq. Një praktikë e cila mund të ketë nisur para 10 vitesh por vetëm në ditët e sotme merr vëmendje.

Pjesa më e madhe e këtyre kryqeve datojnë nga 2017 në 2020 dhe disa gra shprehen  se shumë prej tyre gjenden aty prej shumë kohësh.  Shoqata që përfaqëson këto gra po planifikon  të bashkëpunojë me të tjera organizata në vend pasi e cilësojnë një çështje kombëtare atë që po ndodh edhe në të tjera zona.

“Diferenca Donna” është pjesë e një rrjeti të OJQ-ve evropiane që promovojnë të drejtat e  grave. Ajo  po u jep një zë kërkesave të tyre . në vetëm disa ditë kanë mbledhur rreth 100 histori të ngjashme. Ato kanë filluar veprime ligjore në emër të grave të përfshira në raste, ku pretendojnë se kurrë nuk u është kërkuar që të japin pëlqimin e tyre për të përdorur emrat e tyre në kryqe.

“Të gjitha këto gra na thanë që  nuk ndiheshin  të respektuara. ato thanë se ndienin liritë dhe të drejtat e tyre ishin shkelur. në veçanti liria e zgjedhjes dhe mendimit por edhe liria  fetare. disa nga gratë që na telefonuan thanë se janë ateiste ose u përkasin  besimeve të tjera fetare”, thotë Elisa Ercoli, presidente e “Differenza Donna”.

Prokurorët e Romës kanë hapur një hetim mbi pretendimin e shkeljes së të dhënave personale dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut për të gjetur se kush është përgjegjës. Dr. Giovanna Scassellati është drejtoresha e repartit të abortit në spitalin san camillo në Romë, ajo shprehet se stafi që punon në këtë spital  nuk është përgjegjës për varrosjet.

“Kur pacientët mbërrijnë këtu, ne u kërkojmë  të nënshkruajnë disa letra, përfshirë një dokument në lidhje me varrosjen e fetusit. Por ne jemi pjesë e stafit mjekësor të spitalit, nuk merremi me  procesin e varrimeve,  është kompania e mbledhjes së mbeturinave që kujdeset për atë aspekt. ne jemi përgjegjës vetëm për procedurën mjekësore”, tha Scassellati.

Kompania e mbledhjes së mbeturinave të kryeqytetit, publikoi një deklaratë në të cilën thotë se deri më tani ka respektuar ligjin, duke ndjekur urdhrat e spitaleve për të vazhduar me varrimet sa herë që pacientët nuk duan të merren me të. Megjithë lojën e fajit, keqpërdorimi i pretenduar i identitetit të këtyre grave është diçka që autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave po shqyrton në mënyrë që të përcaktojë rolin e luajtur nga organet publike të përfshira në çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026