Vdekja e 39 emigrantëve në kamion, gjykata në Britani shpall fajtorë dy persona

21 Dhjetor 2020 | 21:05

Dy persona u shpallën fajtorë ditën e hënë nga një gjykatë britanike për vdekjen e 39 burrave, grave dhe fëmijëve nga Vietnami, pasi trupat e tyre u gjetën të pajetë në një kamion-frigorifer në afërsi të Londrës vitin e kaluar.

Vdekjet e emigrantëve tronditën Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin dhe nxorën në dritë edhe njëherë trafikun në shkallë globale të qenieve njerëzore, që nga vendet e varfër të Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme arrijnë Perëndimin.

Eamon Harrison, shoferi 24-vjeçar i kamionit, nga Irlanda e Veriut, u shpall fajtor për vrasjen pa dashje të 39 personave dhe për komplot me qëllim asistimin e emigracionit të paligjshëm.

Edhe Gheorghe Nica, 43 vjeç, u shpall fajtor për të njëjtat akuza. Dy të tjerë ishin shpallur fajtorë më herët për përfshirje në vdekjen e emigrantëve.

Shumica e personave që humbën jetën, të moshave nga 15 në 44 vjeç, ishin nga dy provinca në pjesën veriore dhe qendrore të Vietnamit, ku varfëria, papunësia e lartë, katastrofat mjedisore dhe premtimi për një jetë më të mirë nxisin emigracionin në masë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026