Vdekja e një gruaje nxit protesta për ligjin e abortit në Poloni

3 Nëntor 2021 | 09:20

Një grup qytetarësh protestuan në nder të një gruaje që besojnë se është viktima e parë e ligjit të abortit në Poloni.

Ata vendosën qirinj përpara Gjykatës Kushtetuese në Varshavë, që nxori një vendim vitin e kaluar për ndalimin e plotë të aborteve, një nga ligjet më kufizuese të Europës.

Gruaja e paidentifikuar u shtrua në spital sepse fetusit i mungonte lëngu amniotik. Por në vend që të kryenin një abort, mjekët prisnin që fetusi të vdiste, sipas Jolanta Budzoëska, një juriste e specializuar për keqpërdorime mjekësore. Nëna vdiq më vonë.

Jerzy Kwasniewski, president i Ordo Luris, një grup katolik ultrakonservator që loboi për kufizime më të rrepta të abortit, bëri thirrje që njerëzit të mos nxirrnin përfundime të nxituara derisa të kryhet hetimi.

Teorikisht, gruaja duhet të ishte në gjendje të ndërpriste shtatzëninë nëse jeta e saj ishte në rrezik. Por aktivistët e të drejtave riprodhuese argumentojnë se ligjet kufizuese të abortit priren t’i bëjnë mjekët të kenë frikë nga ndërprerja e shtatzënive edhe në raste ligjore.

“Kur ligjet janë shumë represive dhe kanë sanksione për mjekët, ata tentojnë ta interpretojnë ligjin edhe më rigoroz se formulimi i ligjit për të shmangur marrjen e rreziqeve personale,” – deklaroi Irene Donadio nga Federata Ndërkombëtare e Prindërimit të Planifikuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026