Vdekjet e të vaksinuarve në Norvegji, autoritetet mohojnë lidhjen me vaksinën

19 Janar 2021 | 10:45

Autoriteti i Shëndetit Publik në Norvegji ka deklaruar se nuk është zbuluar lidhje mes vaksinës Pfizer/BioNTech dhe vdekjeve të të moshuarve që janë vaksinuar.

Në një raport, autoriteti ka rekomandur një vlerësim mjekësor përpara vaksinimit të të moshuarve dhe personave në gjendje të ndjeshme shëndetësore.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në fund të dhjetorit, vendi skandinav ka regjistruar 33 vdekje të të moshuarve që morën dozën e parë, sipas shifrave të fundit nga autoritetet.

Mes 13 rasteve të studiuara më nga afër deri më tani, “të gjithë personat ishin në moshë të thyer dhe me sëmundje serioze,” tha drejtorja e autoritetit norvegjez të shëndetit, Camilla Stoltenberg.

“Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet se 45 persona vdesin çdo ditë në kujdesin shëndetësor në Norvegji. Ndaj nuk mund të pohojmë se vaksina ka shkaktuar vdekje të tjera.”

“Nuk është e pamundur që disa persona që marrin vaksinën të jenë tepër të brishtë…,” tha Stoltenberg.

Autoriteti norvegjez i Barnave ngriti shqetësime javën e shkuar duke pretenduar se efektet e zakonshme anësore të vaksinave si ethet dhe të vjellat, mund të kenë kontribuar në një rezultat fatal në disa pacientë të brishtë në vend.

Disa vende kanë raportuar vdekje pas marrjes së vaksinës por autoritetet shëndetësore besojnë se nuk ka lidhje me vaksinën.

Pfizer and BioNTech reaguan të hënën duke thënë se po punojnë me agjencinë norvegjeze të barnave për të mbledhur informacionin e nevojshëm, ndërsa theksuan se fushata e vaksinimit në Norvegji nisi me të moshuarit që ishin nën kujdes shëndetësor.

“Shumica e tyre janë shumë të vjetër dhe me sëmundje, disa madje me sëmundje vdekjeprurëse,” tha Pfizer.

Gazetari i Euronews Per Bergfors Nyberg tha se zyrtarët janë të shqetësuar se lajmi mund të përdoret si propagandë e kundërshtarëve të vaksinës, por shtoi se deklarata e autoriteteve ofron garanci.

Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 48,000 persona janë vaksinuar në Norvegji, nga popullsia prej 5.4 milionë banorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026