Vdekjet nga COVID-19, Moska dyfishon shifrat
Autoritetet në Rusi kanë më shumë se dyfishuar bilancin zyrtar të vdekjeve nga COVID-19 në Moskë për muajin prill.
Departamenti shëndetësor i kryeqytetit deklaron tani se, 1 mijë e 561 persona kanë humbur jetën nga sëmundja dhe jo 639 sikurse u njoftua në fillim.
Edhe mediat me bazë në Moskë deklaruan më herët se shifrat zyrtare ishin shumë të ulëta, por u akuzuan për lajme të rreme dhe çorientim.
Konfirmimi se shifrat janë keqraportuar doli përpara se Rusia të njoftonte 232 vdekje të reja, numër që përbën kuotën më të lartë ditore deri më sot.
Me 8 mijë e 572 raste infektimi të reja, Rusia renditet e treta në botë me 387 mijë e 623 të infektuar; ndërkohë që numri i vdekjeve qëndron në nivelin 4 mijë e 374.
Nga ana tjetër, qeveria fajëson programin e testimit të popullsisë për raportimin e kuotës së ulët të vdekjeve. Shumë besojnë se numri në të vërtetë është më i lartë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta