Vdes një 52-vjeçar, Kosova numëron 41 viktima me COVID-19

25 Qershor 2020 | 16:23

​Një 52-vjeçar është viktima më e fundit e COVID-19 në Kosovë. Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në Prishtinë ka bërë të ditur se viktima është nga Komuna e Istogut.

I ndjeri ishte transferuar nga Klinika Infektive dhe shënon viktimën e 41-të  në Kosovë që prej fillimit të pandemisë së COVID-19.

Një ditë më parë u identifikuan 95 raste të reja me coronavirus në Kosovë nga testimi i 311 personave.

Deri tani, në Kosovë janë testuar 22 444 persona nga të cilët 2 363 është numri i rezultateve pozitivë, ndërsa 1 171 janë shëruar.

Ndërkohë, sot Katari i ka dhuruar Kosovës 6 500 teste si dhe 6 respiratorë si ndihmë në betejën për luftën ndaj pandemisë së COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026