Vendet e BE-së ofrojnë trajnime në fushën e betejës për ushtarët ukrainas
Duke u bërë gati për fushën e betejës. Këta rekrutë ukrainas po i nënshtrohen një trajnimi ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.
Të tjetër ushtarë do i bashkohen programeve të ngjashme në të gjithë Europën
Pas shumë muajsh negociatash, ambasadorët e BE kanë arritur një marrëveshje finale për të trajnuar 15 mijë ushtarë ukrainas në disa shtete.
Britania kryeson programin duke nisur me aftësitë që duhen fituar në fushën e betejës.
“Kam mësuar shumë gjëra. Mora trajnim taktik, u trajnova nga ana mjekësore, ndihma e parë. U trajnuam edhe nga ana psikologjike sesi të kthehemi në fushën e betejës. Këto mësuam nga instruktorët britanikë dhe ukrainas” shprehet një ushtar.
Koloneli britanik thekson se operacionet e mbrojtjes janë një nga aspektet e stërvitjes
“Siç e keni parë në përparimin që po bëhet nga Ukraina në lindje të vendit, ne kemi ndryshuar natyrën e stërvitjes për të qenë më sulmues. Kështu që ata janë absolutisht të gatshëm të vazhdojnë përparimet që po bëhen” shtoi koloneli.
Ndërsa ukrainasit stërviten jashtë vendit, rusët po përgatiten në shtëpi. Ka pasur shumë kritika të brendshme për mobilizimin kaotik dhe të nxituar.
Zemërimi që mund të ushqehet pas lajmit pesë rekrutë të fundit janë vrarë në rrethana të papërcaktuara. Mediat ruse raportuan se burrat ishin nga një rajon i varfër në Siberinë perëndimore.
Kremlini ka thënë se po përpiqet të korrigjojë dështimet në procesin e mobilizimit.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta