Vendet e BE të përçara mbi sasinë dhe kushtet e rimëkëmbjes nga coronavirus
Komisioni Europian pritet të prezantojë buxhetin e ri të BE si dhe fondin e rimëkëmbjes për të ndihmuar shtetet europiane që të ngrihen në këmbë pas pandemisë.
Midis kryeqyteteve kryesore të Europës kanë nisur të shfaqen dy fronte lufte për mënyrën sesi do të financohet rimëkëmbja. Veçanërisht për gjetjen e kredive dhe cilat do të jenë kushtet për shpagimin e tyre. Në njërin front është plani franko-gjerman, i përpiluar nga Merkel dhe Macron, dhe nga ana tjetër është qasja alternative e grupit të ashtuquajtur “Katërshja Kursimtare”.
Kryevepra Macron/Merkel
Propozimi franko-gjerman përbëhet nga një kombinim grantesh, huash dhe garancish. Për pjesën e financimeve, Komisioni synon të përdorë buxhetin e tij afatgjatë si kolateral për të marrë hua prej tregjeve.
Për sa i përket sasisë, janë përfolur shifra që i kapin nga 1 në 3 triliardë euro për të gjithë paketën e rimëkëmbjes, ndërsa presidenti francez dhe kancelarja gjermane kërkonin që fondi të kapte shifrën 500 miliardë euro.
Teksa shtetet europiane do të marrin grante nga buxheti i BE, jo të gjithë vendet anëtare kanë rënë dakord për mënyrën sesi do të shpenzohen ato.
Sado e vështirë mund të jetë për disa vende anëtare që ta pranojnë borxhin e përbashkët, disa të tjera mendojnë se është e pashmangshme.
Marrëveshja alternative
Katërshja Kursimtare janë Austria, Suedia, Danimarka dhe Holanda. Ato kanë prezantuar propozimin e tyre alternativ gjatë fundjavës, duke hedhur poshtë idenë e borxhit të përbashkët.
Ministrja e Financave të Suedisë Magdalena Andersson tha për Euronews se BE-ja ka një rol në rinisjen e ekonomisë, por rimëkëmbja duhet të jetë “realiste për sa i përket përmasave, kohës dhe kushteve”.
Eurodeputetët kanë nxjerrë një deklaratë javën e shkuar ku thanë se do të përdorin fuqinë e tyre te vetos kundër buxhetit të Komisionit, duke thënë se luan një rol kyç në vendimmarrjen demokratike.
Një tjetër element që ka ngjallur shumë polemika është sesa larg do të arrijë unionit për të ndërlidhur financimet e vendeve anëtare me objektivat e gjelbra. Komisioni ka shpallur tashmë se buxheti duhet t’i qëndrojë objektivave të Paktit të Gjelbër, për ta bërë BE-në kontinent neutral nga karboni deri në vitin 2050.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta