Vendi i islamit në shoqëri, imamja e parë femër: Islami duhet të korrigjojë tekstet

29 Prill 2021 | 08:26

Në muajt e fundit, në Francë, debati për laicizmin dhe vendin e fesë në shoqëri është ringjallur.

Kahina Bahloul, e para femër që ushtron funksionin e imamit, thotë se është koha për një ndryshim në interpretimin e Islamit.

“Unë nuk u zgjova një ditë dhe i thashë vetes se duhet të bëhem imame. Islami është se pari një formë spiritualiteti. Si të gjitha besimet, ai është një udhëtim i brendshëm që së pari na çon drejt njohjes më të mirë të vetvetes dhe më pas tek pyetja që i shtrojmë vetes mbi marrëdhënien tonë me botën dhe atë që na rrethon”, thotë Kahina Bahloul, e para femër imame në Francë

Për Kahina Bhaloul, Islami është një eksperiencë individuale, që mund të ndahet në hapësirën kolektive. Dhe pyetja konkrete, ajo e vendit të fesë në shoqëri, ka dominuar edhe njëherë debatin politik në Francë.

Khaina Bahloul thotë se idetë e saj pranohen nga shumica myslimane në Francë. Por një sondazh i publikuar vitin e kaluar thoshte se 74% e francezëve myslimanë nën 25 vjeç mendon se Islami është mbi Republikën. Ndërsa 45% besojnë se feja e tyre nuk përputhet me vlerat e shoqërisë franceze.

Vitin e kaluar, presidenti Emmanuel Macron i shpalli luftë atij që e quajti “separatizmi islamik”.

Drafti i tij anti-separatist është miratuar në të dyja dhomat e Kongresit, por do të debatohet sërish nga ligjvënësit, në kuadër të dhjetëra amendamenteve të propozuara si nga Asambleja, edhe Senati.

Administrata e tij ka njoftuar mbylljen e xhamive, hapjen e hetimeve mbi financimin e institucioneve fetare dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të komunitetit mysliman të nënshkruajnë një kapitull mbi parimet e Republikës.

“Ne ende jetojmë bazuar në një mendim që ka lindur në Mesjetë. Të gjitha pjesët normative të fesë myslimane burojnë nga mendimi mesjetar. Sot kjo nuk është më e mundur. Besoj se për të dalë nga kjo krizë, myslimanët duhet të korrigjojnë tekstet e tyre dhe t’i japin vetes lejen për t’i lexuar ato, për t’i interpretuar me vlerat që kemi sot, në shekullin e 21-të”, thotë Kahina Bahloul.

Për Kahina Behloul, korrigjimi i Islamit është e vetmja mënyrë për të rishkruar narrativën dhe besimin që udhëheq miliona njerëz në botë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026