Vendimet mbi AstraZeneca-n, në Spanjë e Itali do të injektohen personat mbi 60-vjeç, në Britani të Madhe ndalohet për nën 30-vjeç

8 Prill 2021 | 08:39

Pas vendimit të Agjencisë Evropiane të Barnave për sigurinë e vaksinës së AstraZeneca autoritetet shëndetësore në Spanjë dhe Itali kanë marrë vendimin që kjo vaksinë të jepet vetëm për personat mbi 60-vjeç.

Por, do të vijojë injektimi i dozës së dytë për të gjithë ata që janë vaksinuar tashmë.

Në Spanjë është raportuar për 12 raste që kanë pasur probleme me mpiksjen e gjakut dhe vendimi u mor si një masë paraprake.

Edhe në Britani të Madhe agjencia e vaksinimit keshillon që vaksina e AstraZeneca te mos u jepet personave nën 30-vjeç, shkak janë bërë raportimet për efektet anësore të mpiksjes së gjakut në tru.

Lexoni gjithashtu:

EMA deklaron se ‘mpiksjet e gjakut’ duhet të listohen si një efekt anësor “shumë i rrallë” i AstraZeneca

Siguria e ‘AstraZeneca’, EMA, deklaratë për lidhjen mes vaksinës dhe trombozës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026