Ish-presidenti afgan kërkon falje për ikjen nga vendi para mësymjes së talebanëve
Ish -presidenti afgan Ashraf Ghani i ka kërkuar sot falje qytetarëve të Afganistanit pasi u largua nga vendi për t’u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe pak para se talebanët të mësynin Kabulin.
Ghani u largua në momentet kur talebanët kishin marrë nën kontroll të gjitha krahinat e vendit.
“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime,” u shpreh 72-vjecari, duke shtuar se i vinte keq që “nuk mundi të bënte diçka ndryshe”.
Ghani nënvizoi se nuk kishte ndërmend të braktiste njerëzit e tij, por “kjo ishte mënyra e vetme që të shmangte dhunën dhe luftën civile të ngjashme me atë të viteve 90-të”.
“Ndiej keqardhje të thellë që kapitulli im përfundoi në tragjedi të ngjashme me paraardhësit e mi,” – tha 72-vjeçari teksa nënvizoi se gjatë dy dekadave të fundit kishte bërë të pamundurën për t’i garantuar Afganistanit një sistem demokratik dhe të pavarur.
Gjatë deklaratës të bërë përmes një video-komunikimi në Facebook, ish-Presidenti mohoi akuzat se kishte udhëtuar në Emirate me rreth 169 milionë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet