Venecia kthen vaporët tradicionalë në qendra vaksinimi pluskuese

5 Prill 2021 | 16:01

Italia ka gjetur një zgjidhje kreative për të vaksinuar të moshuarit që jetojnë në ishuj: urbanët ujorë ose siç i quajnë vendasit “vaporetto”.

Ata janë kthyer në qendra lundruese të vaksinimit.

Sot rreth 100 të moshuar që jetojnë në ishullin e vogël Sant’Erasmo në lagunën e Venecias iu drejtuan molit për të marrë dozën e vaksinës anti-Covid-19.

Venecia dhe laguna e saj përfaqësojnë një nga thesaret e Italisë, por kur vjen puna tek shpërndarja në kohë, e vaksinave kundra COVID-19 tek të moshuarit që jetojnë nëpër ishujt e vegjël, problemeve të mëdha logjistike u duhet gjetur zgjidhje imediate.

Drejtori i autoriteteve shëndetësore lokale në Venecia, Edgardo Contato, tregojë për Reuters se tashmë, të moshuarit mund të “shpresojnë për të ardhmen” pasi të marrin vaksinën e tyre, pa qenë nevoja të largohen nga ishulli.

Italia raportojë 326 vdekje nga Covid-19 këtë të dielë, (4 Prill) që e çon numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë shkurtin e vitit të kaluar, në 111,030. Ky është numri i dytë më i lartë i viktimave të shënuara në një vend Europian, Britanisë së madhe ndërsa në rang botëror, Italia renditet e shtata.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026