Venecia shmang vendosjen në listën e UNESCO të trashëgimive në rrezik

22 Korrik 2021 | 20:43

Venecia ia ka dalë të mos vendoset në listën e UNESCO të trashëgimeve botërore të rrezikuara.

Vendimi i para një muaji për të ndaluar ardhjen e anijeve të mëdha në lagunën e Venecias mendohet se ishte një faktor kyç për vendimin.

Megjithatë, agjencia e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Italisë që të përpilojë një raport mbi mënyrën sesi Venecia po mbrohet nga turizmi masiv.

“Tani, duhet të kujdesemi që të mbajmë vëmendjen e botës tek Venecia dhe është detyrë e gjithsecilit që të mbrojë lagunën dhe identifikojë rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm për këtë realitet unik”, u shpreh Dario Franceschini, ministri italian i Kulturës.

Por,  grupet joqeveritarë që vrojtojnë procesin thonë se ndalimi i anijeve të mëdha është vetëm një prej çështjeve që i kanosen Venecias, ku ndër të tjera janë turizmi masiv, menaxhimi i burimeve kulturore dhe natyrale, si dhe kontrolli i zhvillimit urban.

Piku i turizmit masiv në Venecia ishte në 2019 me plot 25 milionë vizitorë, ndërsa qyteti prej rreth 50 mijë banorësh humbet rreth 1 mijë vendas në vit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026