Venezuelë, Machado sulmon Delcy Rodriguez: Do të kthehem sa më shpejt në vend

6 Janar 2026 | 07:30

Liderja e opozitës venezuelane, Maria Corina Machado, ka deklaruar se synon të rikthehet në Venezuelë sa më shpejt të jetë e mundur. Në një intervistë për Fox News, e zhvilluar nga një vendndodhje e fshehtë, ajo ka sulmuar ashpër presidenten e përkohshme të vendit, Delcy Rodriguez.

Machado e ka akuzuar Rodriguez si “një nga figurat kryesore përgjegjëse për tortura, persekutime, korrupsion dhe trafik droge”. Sipas saj, ndryshimi politik në vend do të hapte një kapitull të ri për Venezuelën.

“Një Venezuelë e lirë do të shndërrohet në polin energjetik të Amerikave”, është shprehur Machado, duke theksuar vizionin e saj për të ardhmen e vendit pas largimit të regjimit aktual.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026