Veprat e piktores Frida Kahlo shfaqen për publikun në Meksikë

8 Korrik 2021 | 14:31

Përmes një ekspozite të veçantë meksikanët kanë mundësi të njohin botën e piktores Frida Kahlo, një nga piktoret më ikonike meksikane

Vizitorët mund të preknin nga afër veprat e artistes, duke njohur më shumë edhe karakterin e saj.

Plot me projeksione të ndritshme dhe shumëngjyrëshe që sjellin në jetë artin e veprës së Fridës, vizitorët  rrethohen nga pikturat e famshme të Kahlo të tilla si ‘Dy Fridat’, ‘Unë dhe Papagajët e mi ‘ dhe ‘Auto portret me Flokë të Prerë’.

Instalimi i artit digjital lëvizës i kushtohet jetës së Kahlo për të shënuar 114-vjetorin e saj të lindjes.

Kahlo filloi të pikturonte kur ishte adoleshente, ndërsa arriti të mbijetonte e të merrte veten nga një përplasje fatale tramvaji në 1925.

Aksidenti dhe sëmundja e poliomelitit në fëmijëri lanë gjurmë tek ajo, duke mos pasur më mundësinë të bëhej nënë.

Duke e parë pikturën si një mjet për të shprehur veten, vuajtjet e piktores Kahlo përshkruhen në veprat e saj të gjalla.

Edhe pse arti i saj nuk mori shumë njohje gjatë jetës së artistes, ajo ka thyer rekorde në shitjet e ankandeve.

Në vitin 2016, piktura e saj ‘Dy  persona nudo në një pyll’ u shit për mbi 8 milion dollarë amerikanë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026