Veprat në infrastrukturë, Belinda Balluku: Hidrocentrali i Skavicës kushton 500 mln euro
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se nuk beson se do të preken punimet apo projektet rrugore, nga shqyrtimi i buxhetit të shtetit, i cili është parashikuar të bëhet pas situatës së COVID-19.
E pranishme në Euronews Albania, znj. Balluku foli edhe për planin e rimëkëmbjes që po harton qeveria, ndërsa shtoi se edhe Ministria e Infrastrukturës është përfituese e këtij plani.
“Projekte të tjera në infrastrukturë shpresoj shumë të mos preken, sepse ne kemi shkuar në limite. Nuk besoj se do të ketë një prekje në Ministrinë e Infrastrukturës, sepse nuk ka se çfarë të preket. Plani i rimëkëmbjes u dizenjua pas situatës së COVID-it, menjëherë kabineti qeveritar ka nisur nga puna. Infrastruktura si një element i rëndësishëm, është pjesë e paketës, që shumë shpejt do të bëhen publike”, tha ajo.
Ministrja gjithashtu foli për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, që sipas saj do të kushtojë rreth 500 milionë euro.
Sipas Ballukut, ky projekt do të sjellë shumë përfitime ekonomike për vendin si dhe do të zgjidhte problemin e përmbytjeve të banesave dhe tokave bujqësore, kryesisht në ultësirën perëndimore.
“Pjesë e rimëkëmbjes do të jetë edhe projekti i madh i Skavicës, nesër do të prezantojmë studimin e fizibilitetit të Skavicës. Hidrocentrali i Skavicës është hidrocentrali i fundit i kaskadës së Drinit, dhe bëhet fjalë për shfrytëzimin maksimal të Drinit të Zi. Skavica do të sjellë një optimizim të kaskadës. Do të mbyllte një cikël që do të optimizonte kaskadën, dhe do të rriste fuqinë e dy hidrocentraleve, të Fierzës dhe atë të Komanit. Projekti kushton 500 milionë euro. Projekti do të financohet nga fondet e qeverisë, me kredi apo me fondet sovrane. Po flitet për një projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm. Do të përmirësonte jetën e të gjitha zonave që përmbyten prej shumë vitesh. Do të bënte një ndalesë të përmbytjeve në banesa dhe në tokat bujqësore, kryesisht në ultësirën perëndimore”, tha ajo.
E pyetur për ecurinë e punës në aeroportin e Vlorës dhe të Kukësit, Balluku tha se në Vlorë projekti është pezulluar, ndërkohë në qytetin verilindor punimet sipas saj vijojnë të kryhen. Balluku dha një tjetër lajm për qytetarët në Euronews Albania.
Ajo u shpreh se nga 14 qershori do të hapet edhe “ByPass-i” i Fierit, në të dyja korsitë dhe do jetë i aksesueshëm për qytetarët.
“ByPass i Fierit hapet përfundimisht në 14 qershor. Nuk punohet me situatën e COVID-it. Nga 14 qershori, ByPass i Fierit do të jetë i përshkueshëm nga të dyja korsitë dhe i mbaruar me veprat e tij të artit”, tha znj. Balluku.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar