Version më infektues i coronavirusit, Johnson njofton karantinë për festa
Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se Londra dhe një pjesë e Anglisë lindore dhe juglindore do të futeshin në karantinë si pasojë e një lloji të ri, më infektues të coronavirusit.
Johnson tha se të gjithë qytetarët që jetojnë në këto zona duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të udhëtojnë, edhe gjatë periudhës së Krishtlindjes.
“Ne nuk mund të vazhdojmë me planet që kishim për Krishtlindje”, tha Johnson gjatë një konferencë për shtyp të shtunën.
Këto masa vijnë pas rritjes së numrit të rasteve si pasojë e një version më infektues të coronavirusit.
“Ky variant i ri ka 23 ndryshime”, deklaroi Dr. Patrick Vallance, shefi i shkencës në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët njoftuar se ky version i ri është më ngjitës për shkak të këtyre ndryshimeve që ka pësuar.
“Nuk kemi prova që ky version shkakton më shumë viktima apo nëse ndikon në efektivitetin e vaksinës, megjithatë ekspertët kanë filluar punën për të mësuar më shumë”, tha profesori Chris Whitty.
Lexoni gjithashtu:
Italia në izolim total gjatë festave, Conte: Situata është e vështirë në mbarë Evropën
Masat antiCOVID, Izolim total në Austri. Kufizime në Zvicër, Sllovaki e Suedi
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta